11.3 C
Pristina
Friday, May 17, 2024

Buy now

spot_img

Detaje nga vrasja në tentativë në Gjilan, 22-vjeçari u ther shtatë herë me thikë

Mëngjesin e sotëm u raportua për një ngjarje të rëndë që ka ndodhur në qytetin e Gjilanit, ku një person ka marrë lëndime trupore si pasojë e goditjeve me thikë. I riu ishte dërguar në spital për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është në arrati.

Burimet brenda Emergjencës së Spitalit në Gjilan kanë bërë me dije se 22-vjeçari është dërguar atje me shtatë plagë në trup, të cilat dyshohet t’i jenë shkaktuar nga goditjet me mjet të mprehtë.

Pas intervenimit të stafit mjekësor, gjendja e tij shëndetësore është stabilizuar dhe ai ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës të cilët kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore që ndihmojnë në identifikimin e të dyshuarit, i cili është i panjohur për viktimën.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Vrasje në tentativë’, ndërsa veprimet tjera ligjore do të merren posa të kapet i dyshuari

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img