9.5 C
Pristina
Tuesday, May 14, 2024

Buy now

spot_img

Detaje nga operacioni | 119 kg kokainë e kapur në Shqipëri, arrestohet djali i biznismenit të kompanisë “Zico”

Në këtë pikë të hetimeve policia ka arrestuar administratorin që kishte porositur bananet Marson Murataj, djalin e pronarit të Zico Sha Trifon Murataj si edhe 2 shoferët e kamionit Gëzim Kalaja dhe Hasan Salihu. Policia po koordinon hetimet dhe me palën italiane për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.

119 kg kokainë është sekuestruar nga policia në një konteiner me banane të nisura nga Amerika Latine drejt magazinave të kompanisë Zico Sh A në zonën e Vaqarit.

BalkanWeb kishte raportuar se kompania, e cila njihet për eksportin e bananeve me emrin Bana King kishte zhdoganuar ngarkesën në portin e Durrësit ku edhe pas kontrollit me skaner, sipas policisë, doli i pastër. 

Mësohet se me ndihmën e dy shoferëve të kamionëve Gëzim Kalaja dhe Hasan Salihu kontenieri po transportohej drejt magazinave në Vaqarr. Policia njoftoi se kur kontenieri ishte në Romanat 3 persona ende të pa identifikuar i kanë prerë rrugën kamionit dhe kanë ushtruar për disa minuta kontroll në kontenier. 

Pa arritur të marrin gjë nga kontenieri ata janë larguar në drejtim të paditur. Policia thotë se për ngjarjen u njoftua nga vetë administratorët e firmës dhe pas mbërritjes në vendin e ngjarjes dhe kontrollit fizik të ngarkesës së bananeve, gjeti e sekuestroi 119 kg kokainë. 

Pas hetimeve të thelluara policia zbuloi se kontenieri i ardhur nga Amerika Latine gjatë tranzitit të ushtruar në portin Gioia Tauro në Itali ishte hapur dhe nuk ishte vulosur me plumbçe.

Autoritetet italiane konstatuan se në brendësi të kontenierit mungonin rreth 20 arka me banane, ky dyshohet se ishte fshehur gjithashtu një sasi droge. Këtë konstatim autoritetet italiane e kanë pasqyruar në një procesverbal, i cili e shoqëroi ngarkesën edhe në Durrës ku dhe u skanua dhe droga nuk u gjet. Burime nga policia thanë se ka dyshime se kemi të bëjmë me një vjedhje të pjesës më të madhe të ngarkesës së drogës prandaj personat e paidentifikuar që kontrolluan ngarkesën në Romanat nuk mundën ta gjejnë.

Megjithatë kompania e përmendur ka reaguar duke mohuar perfshirjen.

Deklarata e plotë BANA KING: 

“Me frutin aq të dashur për familjet shqiptare dhe jashtë trojeve shqiptare, ju Ben me dije nëpërmjet këtij prononcimi mediatik: Dukë marre shkak nga lajmet që kane qarkulluar dhe që vazhdojnë të qarkullojnë ne media online, televizione dhe në shtypin e shkruar, nga pakujdesia ose qëllimi jo i mirë, duam t’ju sqarojmë se: BANA KING nuk ka pasur, nuk ka dhe nuk do të ketë kurrë qellim që të kontaminoje biznesin me produkte që nuk janë të denja për konsumatorin, familjet shqiptare dhe në kundërshtim me ligjin. 

BANA KING përzgjedh frutin e mrekullisë dhe cilësor nga plantacionet me të mira ekzotike për t’ja ofruar konsumatorit besnik shqiptar, rajonal dhe me gjere. BANA KING siguron partnerët brenda dhe jashtë kufijve shqiptar se kompania BANA KING ka qene, është dhe do të jete kompania e vlerave në partneritet, në besueshmëri, në cilësi dhe në zbatimin e ligjit. BANA KING siguron të gjithë konsumatoret e frutit të mrekullueshëm= se do të jetë garantuesja e cilësisë dhe vlerave të familjes shqiptare dhe më gjerë. 

BANA KING ju drejtohet të gjithë punonjësve brenda dhe jashtë vendit të vazhdojnë të jene krenar qe janë dhe do të jene pjese e kompanisë BANA KING. BANA KING ju drejtohet të gjithë dashamirësve qe kane gëzuar dhe gëzohen për arritjet e kompanisë BANA KING se nuk i ka zhgënjyer dhe nuk do ti zhgënjeje në besueshmëri, ne zbatimin e ligjit, ne parimet e ndershmërisë e të berit biznes. Administratori i BANA KING i drejtohet opinionit shqiptar dhe me gjere se beson ne ZOT dhe ne vlerat e familjes”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img