19.7 C
Pristina
Saturday, July 27, 2024

Buy now

spot_img

Dështimi i vendosjes së gurthemelit të Shkollës ‘Isa Boletini’ në Podujevë

Ka dështuar vendosja e gurthemelit të ndërtimit të Shkollës së Mesme Ekonomike “Isa Boletini” në Podujevë, për shkak të një vendimi të Gjykatës Komerciale, pas ankesës që ka bërë një operator ekonomik. Këtë vendim drejtori i Arsimit në këtë komunë, Avni Fetahu, thotë se e kanë pranuar ditën e djeshme.

Gjithçka ishte bërë gati për të nisur ceremonia e vënies së gurthemelit të Shkollës së Mesme “Isa Boletini” në Podujevë, mirëpo një vendim i Gjykatës Komerciale ndryshoi gjithçka.

Kjo ceremoni, ku ishin ftuar edhe kryeministri Kurti, ministrja Nagavci e kryetari i Podujevës, nuk u mbajt fare, duke u shtyrë për afat të pacaktuar.

“Përndryshe, me datën 30 Gjykata Komerciale pas ankimimit të një Operatori Ekonomik paska marrë një vendim, vendim të cilën nuk e ka përcjell tek ne deri në ditën e djeshme pas orarit të punës dhe atë nga Operatori Ekonomik është dërguar ai vendim i Gjykatës Komerciale ku e pezullon aktivitetin e Kompanisë që e ka fituar Tenderin dhe përkohësisht janë ndalur punimet e atje”, tha për RTK, Avni Fetahu, drejtor i DKA -në Podujevë .

Fetahu shtoi se ky vendim erdhi si pasojë e ankesës së një operatori ekonomik që nuk e ka fituar tenderin.

“Një vendim  kur kalon te Organi Shqyrtues i Prokurimit, ai është vendim përfundimtar që vetëm Gjykata Komerciale e jep verdiktin e vetë. Vendimi i OSHP-së është që i ka dhënë përparësi Operatorit Ekonomik që veç i ka filluar punimet atje me datën 27 “, tha për RTK, Avni Fetahu, drejtor I DKA -në Podujevë.

Nga opozita në këtë komunë, dështimin e nisjes së këtij projekti e kanë marrë me shqetësim.

“Fatkeqësisht, shkaku i pazareve me tender, tash e 1 vit po dështon fillimi i ndërtimi Shkollës Ekonomike “Isa Boletini” në Podujevë. Hapja e tenderëve ka ndodh me më 6 qershor të vitit 2023. Pastaj e kemi pas një vendim të OSHP-së i cili ka qenë i bazuar te ankuesi që ka pas parregullsi dhe shkelje. Me 27 maj, i është dhënë po të njëjtës kompani e cila është 617 mijë euro më e shtrenjtë se kompania me çmimin më të lirë që ka aplikuar për këtë tender”, tha për RTK, Qëndrim Softolli, asamblist në komunën e Podujevës

Komuna e Podujevës paralajmëroi se do të bëjë ankesë për këtë çështje duke vazhduar me procedura të tjera ligjore./RTK

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img