11 C
Pristina
Tuesday, May 14, 2024

Buy now

spot_img

Derbi mes Prishtinës dhe Ballkanit mbyllet në paqe

Prishtina dhe Ballkani kanë barazuar me rezultat 1-1 në ndeshjen derbi të javës së nëntë në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Prishtinasit ishin më të rrezikshëm në fillimin e ndeshjes, duke rrezikuar me Mërgim Pefqelin dhe Jalen Blesan.

Në rastin e parë Ballkani arriti të shënonte në minutën e 30-të me Nazmi Gripshin që gjeti këndin e pambrojtur të Ardit Nikës.

Por nuk vonoi shumë dhe trysnia e madhe iu shpërblye Prishtinës, kur nga një top i kthyer Blesa shënoi nga afër për 1-1.

Të dy skuadrat zhvilluan një pjesë të parë të mirë me aksione të rrjedhshme dhe mbrojtje të kujdesshme.

Fillimi i pjesës së dytë i takoi Prishtinës, që kishte dy raste të mira me Leotrim Kryeziun i cili nga pozita ideale nuk e qëlloi portën.

Pas tij rast të mirë kishte edhe Blesa, por gjuajti jashtë.

Ballkani u kundërpërgjigj me një gjuajtje të Nazmi Gripshit nga jashtë zone, por topi shkoi ngjitur me shtyllën.

Deri në fund nuk kishte gola dhe skuadrat u desh të pajtohen me ndarjen e pikëve.

Ballkani me këtë barazim kthehet në pozitën e parë me 20 pikë, ndërsa Prishtina mbetet e pesta me 12 pikë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img