15.3 C
Pristina
Friday, May 17, 2024

Buy now

spot_img

Deputetja Kica-Xhelili paralajmëron: Pushteti do të nis kontrolle ndaj mediave për t’i heshtur ato

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili ka shkruar se Qeveria po përpiqet ta shkatërrojë demokracinë me ndërhyrje në drejtësi.

Duke marrë shkas nga reagimi i pushtetit pas arrestimit të kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi, Kica-Xhelili thotë se vetëm mediat kanë mbetur jashtë tendencës së pushtetit për t’i kontrolluar. Por ka paralajmëruar se ato do të “bullizohen deri në heshtje”.

“Kam shkruar më herët për demokracinë dhe vdekjen e saj. Bullizimi deri në heshtje absolute i agjencive të pavarura dhe mediave është një ndër shkallët kryesore të shkatërrimit të demokracisë. Ndërhyrjet e vazhdueshme në drejtësi po konfirmohen çdo ditë me gjuhën e sotme të akterëve të pushtetit”, ka shkruar ajo.

“Çka ka mbetur? Mediat. Jam e bindur që shumë shpejt do të nisin tendenca nga pushteti të kontrolleve absurde ndaj mediave që edhe ato të bullizohen deri në heshtje. Edhe më e bindur jam që e GJITHË kjo do të kamuflohet përmes rrugëve “institucionale”. Qofsha gabim!”, ka shtuar deputetja./PrishtinaPress/

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img