14.1 C
Pristina
Saturday, May 18, 2024

Buy now

spot_img

Deputetja Dumoshi-deputetit Gola: Boll më, mbylle gojën, mjaftë me arrogancë

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vlora Dumoshi, është deklaruar sot në lidhje me situatën e krijuar pas grevës në arsim.

Me të dalë në foltore për të dytën herë radhazi në deklarim, Dumoshi ka patur një përplasje me opozitën.

“Së pari dua të lidhem me fjalimin e kryetarit të Komisionit për Arsim dhe Kulturë, Ardian Gola, i cili thotë që kemi tregu maturi si mazhorancë në takimin dje me SBASHK-un. Mua si anëtare e Komisionit më ka ardhë turp se si ka shku ai takim dhe mazhoranca ka qenë qaq agresive ndaj atyre njerëzve, për keqardhje, sidomos edhe krejt televizionet e kanë pa se çfarë ka ndodh me deputetin dhe kryetarin e SBASHK-ut”, tha Dumoshi.

“Si është e mundur që kriza të jetë specialiteti më i pëlqyer i kësaj Qeverie? A e dini çfarë kosto është për fëmijët humbja e orëve mësimore, a e dini çfarë kosto është për prindërit dhe familjet tona humbja e vendeve të punës?”, pyeti ajo.

“Mjaftë me polarizim, mjaftë me arrogancë, mjaftë me hasmëri, mjaftë më”, tha Dumoshi.

Madje nga zhurma që krijohej në sallë gjatë kohës kur deputetja Dumoshi deshi të marrë fjalën, ajo nuk ka duruar më tepër.

“Boll, mbylle gojën ma. Mbylle gojën ma”, dëgjohej teksa thotë deputetja Dumoshi.

Ajo madje përmendi edhe rastin kur dje në Komisionin për Arsim, deputeti i Lëvizje Vetëvendosje, Ardian Gola, iu drejtua kryetarit të SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, që të mos përmend emrin e kryeministrit Albin Kurti, gjatë mbledhjes.

“Nuk është në rregull aspak me i thënë mos e përmend emrin e kryeministrit”,tha Dumoshi./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img