21.4 C
Pristina
Sunday, May 19, 2024

Buy now

spot_img

Deputeti i VV-së kritikon takimin e Mustafës me Ahmetin, thotë se PSD s’do i japë votat për mocion

Deputeti i Lidhjes Vetëvendosje ka kritikuar kryetarin e Partisë Social Demokrate, Shpend Ahmeti, për takimin me atë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.

Ai përmes një statusi në Facebook, ka thënë se ky takim “do ta demaskojë edhe një herë dyfytyrësinë e atyre që dolën nga Lëvizja”.

Aliu më tutje ka parashikuar se çfarë do të ndodhë pas këtij takimi.

Më poshtë gjeni postimin e plotë të tij:

E mira e takimit të Isa Mustafës me Shpend Ahmetin është se do ta demaskojë edhe një herë dyfytyrësinë e atyre që dolën nga Lëvizja.

Këta, përmes takimit me Isa Mustafën i bëjnë presion Kadri Veselit që të kalojë ligjin për financimin e partive, që mundëson shndërrimin e parlamentit në pazar.

E pastaj, kur t’ua japë Kadri Veseli mbështetjen, këta do i thonë Isa Mustafës se nuk i japin dot votat për mocion, sepse po i jep Lista Serbe.

Strategji tanimë e lexueshme e njëjte si kjo e spektakleve të qeverisë që synon të mbulojë skandalet e hajnive.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img