17.7 C
Pristina
Monday, May 20, 2024

Buy now

spot_img

Deputeti Bekim Haxhiu takon kryetarin e Kuvendit të Burkina Fasos

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu gjatë qëndrimit të tij në Francë ku kishte përcjellë dy ndeshjet e Përfaqësueses së Kosovës në futboll, së bashku me kryetarin e FFK-së, Fadil Vokrri dhe ambasadorin e Kosovës në Francë, Qëndrim Gashi, ka takuar kryetarin e Parlamentit të Burkina Fasos, Alassane Bala Sakandé.

Haxhiu këtë takim e ka quajtur takim miqësor.

Deputeti Haxhiu në profilin e tij në facebook ka thurur lëvdata për Përfaqësuesen e Kosovës, ndërsa ka pasur fjalë të mëdha për trajnerin Bernard Challandes.

Lexoni postimin e tij të plotë dhe disa foto që deputeti Haxhiu:

Dy ndeshjet miqësore në futboll, dy fitore të Kosovës kundër Madagaskarit dhe Burkina Faso.
Frymë e re në kombëtaren e Kosovës me selektorin Bernard Challandes, trajner shumë profesional dhe me përvojë, me lojtarë të ri si Edon Zhegrova, me lojtarët që bartën peshën e lojëve në të kaluarën dhe me të tjerët që do t’i bashkangjiten ekipit tonë, do të arrijmë suksese në ardhmen.
Këtë besim e vërtetojnë edhe rezultatet e kombëtareve tona U-21 dhe U-19. Në veçanti rezultatet e futbollistëve të kombëtares U-21 të udhëhequr nga trajneri Rafet Prekazi premtojnë shumë.

Dje në kuadër të lojës Kosova – Burkina Faso së bashku me kryetarin Fadil Vokrri dhe amabasdorin Qendrim Gashi, pata kënaqësinë të takoj edhe kryetarin e Parlamentit të Burkina Fasos, z. Alassane Bala Sakandé dhe amabasadorin e Burkina Fasos ne Paris, z.Alain Francis Gustave Ilboudo, me të cilët përveç lojës miqësore zhvilluam edhe një takim shumë miqësor”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img