Krasniqi thotë se tani është rritur kapaciteti me shtretër por edhe me resurse humane, përderisa thekson se 1500 specializantë pritet që së shpejti t’i bashkohen sistemit shëndetësorë.

“Ne jemi duke bërë përgatitjet në tri drejtime. Jemi duke shtuar kapacitetet me shtretër, kemi bërë një plan që të kemi në dispozicion rreth 900 shtretër, në rast se kemi kërkesa për kapacitete të tilla për t’u shtrirë pacientët. Po ashtu, jemi duke rritur kapacitetet dhe resurset humane, ju e dini që tashmë 1500 specializantë kanë fituar të drejtën e fillimit të specializimit dhe pritet që së shpejti t’i bashkangjiten sistemit tonë shëndetësorë, dhe po ashtu edhe 375 profesionistë tjerë shëndetësorë janë punësuar me afat të caktuar nga Ministria e Shëndetësisë në mbështetje të projektit të Bankës Botërore dhe kjo do të na lehtësoj sado pak, sidomos çështjen e resurseve humane. Shtylla tjetër e tretë, jemi duke bërë përgatitjen që të sigurohemi që të kemi furnizim të qëndrueshëm dhe të mjaftueshëm me produkte të cilat trajtohen këta pacientë, përfshirë edhe barnat medicionale dhe pajisjet mbrojtëse për personelin shëndetësorë”, ka thënë Krasniqi.