11.4 C
Pristina
Saturday, May 4, 2024

Buy now

spot_img

Dënoi me 8 muaj burgim dhunuesin e një të miture në Pejë – suspendohet gjyqtarja Florije Zatriqi

Këshilli Gjyqësor i Kosovës e ka suspenduar gjyqtaren e Gjykatës Themelore në Pejë, Florije Zatriqi, deri në një vendim tjetër të këtij institucioni.

Ky vendim erdhi pasi që Florije Zatriqi e kishte dënuar me vetëm 8 muaj e 8 ditë burgim një të akuzuar për dhunimin e një 15-vjeçareje.

Aktgjykimi i Zatriqit nxiti reagime të shumta në vend, pasi që u vlerësua si dënim i butë dhe nxitës për rritjen e numrit të rasteve të dhunimeve seksuale në vend.

Lidhur me këtë rast pati reaguar edhe prokurori i Shtetit dhe Gjykata Supreme, që kërkuan masa disiplinore ndaj gjyqtares.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img