11.3 C
Pristina
Friday, May 17, 2024

Buy now

spot_img

Demhasaj: Ka presion nga ndërkombëtarët që mos të publikohet raporti për Banjskën

Analisti Arton Demhasaj, vlerëson ka presion nga parterët ndërkombëtar ndaj Kosovës për të mos e publikuar raportin për sulmin e 24 shtatorit të vitit të kaluar në Banjskë, nga grupi paraushtarak serb.

Sipas tij, kjo po bëhet nga frika e bllokimit të dialogut nga Serbia.

“Unë mendoj që ka presion nga partnerët ndërkombëtar që ai raport mos me dal, sepse nëse del mund të ndikojë ndaj tendencë për bllokim të dialogut nga ana e Serbisë dhe për mos me pengu dialogun ai raport mundet mos me u publikua asnjëherë”, ka thënë Demhasaj në “Këndin e Debatit” në Tëvë 1, ku është diskutuar për mospublikimin e një raporti përfundimtar për këtë rast.

Demhasaj ka thënë se 24 shtatori ka zhbllokuar procesin e dialogut dhe se disa marrëveshje po zbatohen në heshtje, duke përmendur heqjen e targave ilegale serbe nga Kosova e njohjen e atyre RKS nga Serbia.

“Me shumë gjasë pas 24 shtatorit ka pasur një presion shumë të madh ndaj të dy palëve që situata e sigurisë më nuk guxon me u cenu mes Kosovës dhe Serbisë dhe që të dy palët duhet me fillu me i zbatuar marrëveshjet”, tha Demhasaj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img