0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Dekreti që ndërron gjithçka, Erdogan tash kontrollon ushtrinë

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan ka nënshkruar dekretin e ri presidencial me anë të së cilit në ushtrinë turke bëhen ndryshime të mëdha pas puçit të dështuar të 15 korrikut.
Dekreti i jep mundësi presidentit dhe kryeministrin të drejtë që ta japin urdhra të drejtpërdrejta komandantëve të forcave tokësore, ajrore dhe detare, raporton Asociated Press.
Përveç kësaj, dekreti presidencial shuan disa shkolla ushtarake , themelon një universitet të ri për mbrojtjen kombëtare, komandantët ushtarakë janë vendosur drejtpërdrejt nën juridiksionin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe është bërë e ditur lirimi i 1,389 ushtarëve.

Erdogan ka filluar një pastrim të madh në organet e shtetit pas tentimit të pucit ushtarak për të cilin akuzohet kleriku Fetullah Gylen që jeton në Amerikë.
Ergogan po ashtu ka deklaruar se dëshiron që nën kontrollë të presidentit ta vendosë edhe agjencinë e shërbimit sekret turk dhe Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img