14.4 C
Pristina
Thursday, May 9, 2024

Buy now

spot_img

Deklarohet Petkoviqi: Propozimi i Kosovës nuk çon në kompromis

Rreth takimit trilateral në Bruksel për çështjen e dinarit u deklarua edhe krynegociatori i palësa serbe, Petar Petkoviq, i cili fajësoi Kosovën se propozimi i ofruar “nuk çon në zgjidhje kompromisi” teksa njoftoi për takim tjetër në nivel kryenegociatorësh dikur në muajin prill.

Ne e kemi paraqitur propozimin tonë, Prishtina ka paraqitur propozimin e saj. Propozimi ynë është i balancuar, merr parasysh interesat e popullit serb në Kosovë dhe është bërë në marrëveshje me ekspertët tanë. Në anën tjetër, ju keni propozimin e Prishtinës, për të cilin nuk do të doja të flisja tani, mjafton të them se ana tjetër nuk bënë as përpjekjen më të vogël që ajo letër mund të quhet propozim, që shkon në drejtimin e një zgjidhje kompromisi“, tha Petkoviq, siç e citoi Radio Evropa e Lirë.

Kjo është ajo që më shqetëson shumë. Nuk e di se në cilin drejtim do të shkojë dialogu. Më shqetëson pozita dhe e ardhmja e popullit serb në Kosovë kur e shihni se nuk ka vullnet politik nga ana tjetër për të arritur një zgjidhje”, shtoi Petkoviq.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img