11.4 C
Pristina
Wednesday, May 15, 2024

Buy now

spot_img

Deklarata për të Zhdukurit, Haziri: U pre shpresa për familjarët e të pagjeturve

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, tha se është prerë shpresa për të gjithë familjarët e të zhdukurve me dhunë gjatë luftës.

Duke folur për deklaratën e miratuar mbrëmë në Bruksel nga Kosova dhe Serbia për personat e pagjetur, Haziri tha se nuk ishte zgjidhja e duhur që kjo çështje të trajtohet në të njëjtën ditë me draft-statutin e Asociacionit.

“Sot është prerë shpresa për familjarët e të zhdukurve. Është prerë sepse kjo marrëdhënie do të jetë e kushtëzuar. Në takimin e sotëm nuk ka pasur pritje më shumë, përkundër krejt zhvillimeve, deklarata e të pagjeturve me dhunë u pranua nga palët. Fatkeqësisht, u humb një vit kohë për kërkesë që të përfshihet terminologjia sipas Konventës Ndërkombëtare që personat e zhdukur me dhunë të jenë pjesë e marrëveshjes, mirëpo nuk u arrit. Si e tillë, mund të themi që është humbje kohe dhe është zgjedhur ditë e keqe që kjo marrëveshje të jetë në të njëjtën ditë me draft-statutin e Asociacionit. Kosova edhe një herë nuk arriti ta vendosë terminologjinë e kërkuar që pati zotime në Prishtinë nga kryeministri, Albin Kurti. Në anën tjetër, draft-statuti si i tillë është prezantuar, natyrisht që dokumenti si i tillë nuk është pranuar”, deklaroi Haziri.

Madje sipas tij, Haziri vlerësoi se Kosova do ta ketë problem serioz ofrimin e dëshmive eventuale për ato raste që Serbia do të vazhdojë t’i mbajë peng.

“Dashtë Zoti që të gjitha ata të zhdukur me dhunë së paku të gjenden informacionet dhe të dhënat që Serbia i mban peng. Serbia i ka të gjitha llojet e shërbimeve për rastet që kanë ndodhur në Kosovë”, shtoi tutje Haziri.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dje në Bruksel miratuan Deklaratën për të Zhdukurit nga lufta e fundit në Kosovë./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img