29.2 C
Pristina
Friday, June 7, 2024

Buy now

spot_img

Dejona Mihali foli për telefonatat e opozitës, Rukiqi thotë se ajo ka rrjet në dhomë përgjimesh

Zyrtarja e lartë e Lëvizjes Vetëvendosje, Dejona Mihali, në një postim për reagimet për mossigurimin e librave shkollorë nga Qeveria për nxënësit, aludoi se krerët opozitarë thërrasin këto kohë një nga biznesmenët në vend.

“Ose le ta marrë edhe pronarin e “Dukagjinit”, z. Lluka, Lumiri, pastaj Memli, ta sigurojnë që janë ‘Pas tij” siç e telefonojnë Shkëlqim Devollin këto kohë”.

Zyrtari i LDK-së, Berat Rukiqi ndërkaq aludon se Mihali ka një “rrjet të saj paralel në dhomat e përgjimeve”.

Ai i ka publikuar dy fotografi nga një takim i udhëheqjes së LDK-së me sipërmarrës kosovarë. Rukiqi thotë se LDK-ja komunikon haptas me biznesmenët dhe nuk e fsheh këtë.

Postimi i plotë i Rukiqit:

Për Komesaren Dejona dhe argatët e saj deputetë dhe ministra

Një informatë, edhe pse nuk besoj që i ka ik rrjetit të saj paralel në dhomat e përgjimeve.

Në fotografinë e bashkangjitur janë 100 taksapaguesit dhe punëdhenësit më të mëdhenj në vend, janë mbi 80% e ekonomisë të Kosovës. Të njejtit, siç po shihet në fotografi, masovikisht, ju përgjigjen ftesës tonë, për të diskuuar #RrugeneRe, rrugën për zhvillim, një rrugë pa shantazhet, linçimet dhe kërcenimet e juaja. Kjo përkrahje masovike, na konfirmon një gjë: HUMBJEN e keni afër.

Lidhja Demokratike e Kosovës, komunikon hapur dhe çdo ditë me bizneset, me të gjitha format e komunikimit, edhe me telefon, për të dëgjuar, se si po e shkatërroni ekonominë e vendit çdo ditë dhe për të mësuar se si me Rrugen e Re, do t’ja kthejmë të mbaren ekonomisë, zhvillimit dhe punësimi

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img