14.7 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

Buy now

spot_img

Degradohen në pozita dy drejtorë të Policisë së Kosovës

Në Policinë e Kosovës sot janë bërë ndryshime në disa nga pozitat drejtuese në Ferizaj dhe Drejtorinë e Policisë Kufitare.

Bëhet e ditur se Emin Beqiri, më nuk do të jetë komandant i Policisë në Rajonin e Ferizajt, as Shaban Gruda drejtor i Departamentit për Kufi në Policinë e Kosovës.

Burime të portalit kanë thënë se përveç Beqirit dhe Grudës ka edhe zyrtarë të tjerë të degraduar të martën.

Beqiri është transferuar në policinë rajonale në Prizren, në një tjetër pozitë. Ndërsa për Grudën nuk janë dhënë informacione shtesë.

Bëhet e ditur se Ragip Bunjaku është emëruar U.D, i drejtorit të Departamentit për Kufi në Policinë e Kosovës.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img