-0.4 C
Pristina
Saturday, December 14, 2024

Buy now

spot_img

Debutimi në Lojërat Olimpike, përmbushje e ëndrrës

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do t’i presë sonte olimpistët e Kosovës, të cilëve do t’ua dhurojë flamurin e Kosovës.
Ky është postimi i Presidentit në grupin e tij zyrtar në rrjetin social, Facebook.
“Debutimi i republikës sonë të re në Lojërat Olimpike është përmbushje e ëndrrës sonë të shumëpritur. Sot kemi Majlindën tonë, dy herë kampione e botës dhe tri herë kampione e Evropës. Kemi Nora Gjakovën që na bëri krenarë, veçanërisht pas stolisjes me medaljen e bronztë në Lojërat Olimpike Verore “Baku 2015”. Janë edhe Vijona Kryeziu, Musa Hajdari, Rita Zeqiri, Lum Zhaveli, Urata dhe Qëndrim Guri, që shkëlqyen me paraqitjet e tyre në atletikë, not, shenjëtari dhe çiklizëm. Vetë prezantimi i tetë atletëve kosovarë në Lojërat Olimpike Verore “Rio 2016” është fitorja e parë olimpike e Kosovës. HTH”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img