23.6 C
Pristina
Saturday, May 18, 2024

Buy now

spot_img

De Biasi kujton natën e Beogradit: Nuk e humbëm ndeshjen me Serbinë, ne kishim 2 raste, ata asnjë

Gianni de Biasi ka kujtuar mbrëmjen e Beogradit të vitit 2014, ku tifozët serbë mësynë në fushë për të ushtruar dhunë ndaj lojtarëve shqiptarë.

Ish-trajneri i kuqezinjve është shprehur se ajo mbrëmje ishte më e keqja në gjithë jetën e tij.

De Biasi ka thënë se ndeshja në fushë ishte në favor të Shqipërinë, deri në momentin e shfaqjes së dronit, kuqezinjtë kishin realizuar dy mundësi shënimi, ndërsa Serbia asnjë.

“Më kujtohet si të ketë ndodhur tani. Ishte mbrëmje, shumë e veçantë, shumë e keqe. Episodi më i keq i jetës sime dhe jo vetëm i karrierës. Si futbollist më kujtohet, kam përjetuar një moment kur tifozët hynë në fushë. Në atë kohë po luaja në jug të Italisë, në Palermo. Por nuk krahasohet me atë në Beograd. Përpara ndeshjes, përpara nxehjes, gjatë ndeshjes. E vetmja gjë që mund të them është që lojtarët serbë na ndihmuan që të shkonim në dhomën e zhveshjes. Në të gjithë atë të keqe, kjo ishte e vetmja gjë e mirë që mund të them për atë ditë. Mendoj që as ata nuk e donin që ne të ishim në mes të asaj që ndodhi. Por ne u ndodhëm atje dhe ata paguan pasojat. Megjithatë atë ndeshje nuk e humbëm, patëm 2 raste dhe 0 ata. Mund ta humbisnim, mund ta fitonim, por ndeshja ishte e barabartë“, ka rrëfyer De Biasi në një intervistë për Top Channel.

Kujtojmë se Shqipëria ndeshjen ndaj Serbisë e fitoi me rezultatin 0:3 në tavolinë, kjo pas incidentit që ndodhi në stadiumin e Beogradit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img