18.7 C
Pristina
Sunday, May 19, 2024

Buy now

spot_img

Dave Chappelle thotë se përpara shuplakës në “Oscars”, Will Smith për 30-të vite krijoi përshtypjen e një njeriu të përsosur

Në skenën e Liverpool të enjten mbrëma (1 shtator), Dave Chappelle mbajti një vlerësim thumbues të shuplakës së Oscars të dëgjuar ‘në mbarë botën’.

Chappelle është në mes të një turneu të përbashkët komedi me Chris Rock, i cili në mars u godit me shuplakë teksa prezantonte në skenë në Academy Awards nga aktori Will Smith.

“Shumë njerëz harrojnë se kush është Will Smith”, tha Chappelle në skenë në M&S Bank Arena të Liverpoolit, sipas gazetës britanike të lajmeve, The Telegraph, shkruan CNN.

Foto: Getty Images

“Pastaj 10 minuta para se të merrte çmimin më të madh… ai sillej sikur të ishte kthyer në Filadelfia”, kishte thënë komediani tutje.

Smith fitoi çmimin për aktorin më të mirë për rolin e tij si Richard Williams, babai i Venus dhe Serena Williams, në filmin “King Richard”.

Foto: Getty Images

Por fitorja e tij u la në hije nga sjellja e tij atë natë, e cila u dënua nga Akademia dhe i dha Smith një ndalim 10-vjeçar në aktivitetet e tyre.

“Will la përshtypjen e një personi të përsosur për 30 vjet, dhe ai hoqi maskën e tij dhe na tregoi se ishte po aq i shëmtuar sa ne të tjerët”, tha Chappelle.

Foto: Getty Images

“Sido që të jenë pasojat… Shpresoj që ai të mos e vendosë përsëri maskën e tij dhe ta lërë fytyrën e tij të vërtetë të marrë frymë…Unë e shoh veten tek të dy burrat”, ka deklaruar 49-vjeçari.

Chappelle i bëri komentet gjatë shfaqjes së parë nga tre si pjesë e turneut të tyre në Mbretërinë e Bashkuar. Ata kanë dy data radhazi të planifikuara këtë fundjavë në arenën O2 të Londrës, me data shtesë të planifikuara në të gjithë Evropën.

Rock thuhet se e adresoi gjithashtu shuplakën, duke bërë shaka se Smith “më goditi për një shaka, shakaja më e bukur që kam thënë ndonjëherë”.

Foto: Getty

Në ceremoninë e 27 marsit të “Oscars”, përpara se të fitonte çmimin për aktorin më të mirë, Smith, 53 vjeç, doli në skenë dhe goditi Rockun gjatë transmetimit të drejtpërdrejt, për një shaka që Chris bëri për kokën e rruar të gruassë Will, Jada Pinkett Smith.

Në korrik, Smith foli për incidentin në një video të postuar në Instagram, duke thënë se ishte “thellësisht i penduar” për incidentin.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img