18.4 C
Pristina
Friday, October 4, 2024

Buy now

spot_img

Datë e re për inaugurimin e urës së Ibrit

Inaugurimi i urës kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë i paraparë për sot është shtyrë, ndërsa data për një gjë të tillë do të bëhet e ditur pas arritjes së një marrëveshje të përbashkët mes Prishtinës dhe Beogradit rreth kësaj çështje.

Këtë e ka bërë të ditur për KosovaPress zëdhënësja për politikë të jashtme e BE-së, Maja Kocijançiq.

Sipas saj, arsyeja e vonesës për një gjë të tillë ka ndodhur për shkak se punimet në renovimin e urës dhe të rrugës “Mbreti Petër” në veri nuk kanë përfunduar akoma.

“Ne jemi duke vazhduar diskutimet me të dyja palët për të gjetur zgjidhje të pranueshme për të gjitha çështjet në lidhje me punimet në urën e Mitrovicës, si dhe në rrugën ‘Mbreti Petër’, duke përfshirë edhe një datë të re për rihapje”, ka thënë për KosovaPress Kocijançiq.

Ndryshe, punimet në urën e Ibrit, e cila ndan qytetin në dy pjesë, i ka financuar Unioni Evropian me 1.2 milion euro.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img