23.6 C
Pristina
Saturday, May 18, 2024

Buy now

spot_img

Dalin pamjet e sulmit me armë në Hamburg, ku humbën jetën 7 persona

Janë publikuar pamjet e sulmit me armë në Hamburg të Gjermanisë, ku një grumbullim paqësor për lutje u shndërrua në një ferr të shtënash, ulërimash dhe gjakderdhjeje e ku humbën jetën shtatë persona.

Një godinë e përdorur nga dëshmitarët e Jehovait u vu në shënjestër nga një person i armatosur qa hapi zjarr kundër rreth 50 besimtarëve qe ishin mbledhur për një mësim Bible rreth orës 9 të mbrëmjes.

“Dëgjuam të shtëna, mbi 12 të tilla. Pastaj pamë njerëz që nxirreshin të mbuluar me qese nga godina e Dëshmitarëve të Jehovait. Skena me të cilën u përballën ekipet e ndërhyrjes së shpejtë ishin rrëqethëse, gjak kudo, persona nën shok ose të plagosur që dilnit të tmerruar në rrugë.”, u shprehën dëshmitarët në vendngjarje.

Bilanci ende fillestar, flet për 7 të vdekur, përfshirë edhe agresorin, ndërsa shumë të tjerë janë plagosur.”, u shpreh një tjetër dëshmitar.

Ngjarja e tmerrshme nxiti menjëherë frikën se mund të bëhej fjalë për një sulm terrorist, por sipas mediave gjermane agresori ishte një ish-pjesëtar i Dëshmitarëve të Jehovait, mes moshës 30 dhe 40 vjeçare.

Policia tha se ai kishte vepruar i vetëm, por motivet mbeten ende të paqarta. Kancelari gjerman Olaf Scholz e përshkroi këtë si një akt brutal dhune dhe tha se mendimet e tij shkojnë për viktimat dhe familjarët e tyre.

Në një deklaratë komuniteti i Dëshmitarëve të Jehovait në Gjermani, që është edhe mes më të mëdhenjve në botë, tha se ishte i hidhëruar për këtë sulm të tmerrshëm ndaj pjesëtarëve të vet.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img