10.5 C
Pristina
Monday, May 13, 2024

Buy now

spot_img

Dalin imazhet satelitore: Automjete të blinduara, tanke, artileri tërheqëse ushtarake ruse i afrohen Kievit

Një kolonë ushtarake ruse që ishte jashtë Ivankiv, Ukrainë që nga e diela, ka arritur në periferi të Kievit, tregojnë imazhet satelitore, raporton CNN.

Të dielën, kolona ishte afërsisht 40 milje në veriperëndim të kryeqytetit ukrainas, sipas imazheve të siguruara nga Maxar Technologies. Maxar tha se afërsisht 17 milje rrugë është e mbushur plot me autokolona, e cila përbëhet nga automjete të blinduara, tanke, artileri tërheqëse dhe mjete të tjera logjistike.

Kompania private amerikane tha se autokolona ishte vendosur në autostradën T-1011 në bazën ajrore Antonov rreth orës 11:11 të mëngjesit me orën lokale.

Antonov është afërsisht 17 milje nga qendra e kryeqytetit ukrainas. Baza ajrore Antonov ishte vendi i luftimeve intensive të enjten. Është gjithashtu vendi ku mbahej avioni më i madh në botë – Antonov AN-225 Mriya. Qeveria ukrainase ka thënë se ushtria ruse e ka shkatërruar avionin.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img