9.1 C
Pristina
Saturday, May 4, 2024

Buy now

spot_img

Dalin detaje rreth plagosjes në Durrës, dyshohet se shkak ishin zhurmat gjatë natës

Një person ka mbetur i plagosur në Durrës, gjë e cila dyshohet se ndodhi pas një sherri mes dy komshinjve.

Dyshohet se një 50-vjeçar ka qëlluar me armë në drejtim të një 40-vjeçarit, siç thuhet, për shkak të zhurmave që vinin nga apartamenti i tij dhe gjatë orëve të natës.

I plagosuri ka marrë dy plumba dhe është dërguar në spital për të marrë tretman mjekësor, shkruan TCh.

“Në lagjen nr 4 në Durrës, si pasojë e një konflikti të çastit, shtetasi G.K, 50 vjeç, ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin M.S, 40 vjeç, (komshi), i cili është transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes. Pas sqarimit të rrethanave të ngjarjes do të ketë njoftim të dytë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img