13.5 C
Pristina
Tuesday, May 7, 2024

Buy now

spot_img

Dafina Zeqiri realizon videon duke kërcyer me profesorin nga Vushtrria

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, vetëm pak orë më parë u bë e ditur se i ka kërkuar një vallëzim profesorit nga Vushtrria, Lulzim Pacit.

Kjo duket të jetë bërë në shenjë solidarizimi me të, duke qenë se mori kritika të ashpra e ofendime për vallëzimet e tij në rrjete sociale.

Artistja ka realizuar videon me profesorin, të cilët shfaqen duke kërcyer së bashku me valle tradicionale shqiptare.

Dafina Zeqiri (Foto: TikTok)

Videoja menjëherë është shpërndarë dhe u bë virale, ndërkohë që për një orë mblodhi mbi 10 mijë pëlqime e komente të shumta.

“Me profën”, ka shkruar ajo.

Dafina Zeqiri (Foto: TikTok)

Profesori ditën e sotme (e hënë) ka marrë një përkrahje të fuqishme nga fytyrat publike përfshirë Labinot Tahirin, Adriana Matoshin, Adelina Ismaili, Gold AG, Ermal Fejzullahun, etj.

@Luli_0000007 me profen ???? #meprofen #challengemeprofen #dafinazeqiri #viral #fyp #albania #balkan ♬ Vallja E Rugoves Shota – Valle

 

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img