14.7 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Buy now

spot_img

Dafina Zeqiri pranon se ka qenë pre e një lidhje abuzive: Akuzohesha për tradhti dhe më fajësonin mua, nuk kisha përkrahje nga sistemi

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, ka rikthyer në fokus një çështje shumë të rëndësishme, e cila ka qenë jo pak në vëmendje ditëve të fundit.

E ndikuar edhe nga rasti i fundit tragjik në Ferizaj, Dafina ka shkruar se si edhe ajo dikur ka qenë pre e një lidhje abuzive dikur në fillimet e saj.

Në një status të publikuar në InstaStory, këngëtarja e hitit “Duro” shkruan se si femrat shqiptare pas keqtrajtimit që marrin nga meshkujt – këta të fundit e arsyetojnë veprimin me dyshimet se ajo po i tradhtonte.

Foto: Dafina Zeqiri/Instagram

Dafina thotë se njëlloj i ka ndodhur edhe në lidhjen e saj, ku është fajësuar gjithmonë në opinion ndërkohë që i dashuri i saj qëndronte me kokën lartë.

Ky është postimi i saj i plotë:

“Si është e mundur. Sa herë që një grua dhunohet, abuzohet, kërcënohet e madje vritet, një nga arsyetimet e atij “tipit” është: Ajo po më tradhtonte/ Ajo donte/ Ajo ma kërkoi një gjë të tillë. Dhe ju i besoni? Ajo “kërkoi” për këtë? Ndaloni së lejuari që të akuzuarit të marrin vëmendje nga gabimet e tyre. Ndaloni abuzuesit nga kryeraj e krimeve dhe fajësimi i gruas. Ndaloni akuzuesit që të njollosin një grua. Unë kam qenë në një lidhje shumë abuzive në fillimet e karrierës dhe gjeni pak kë e fajësonin. Mua! E njëjta gënjeshtër nën emrin tim: Ajo po më tradhëtonte. Unë kurr s’kam marrë ndihmë apo përkrahje nga sistemi sepse ishte shumë i korruptuar. Për vite, unë pranoja komente. Përderisa ai “tipi” vazhdonte me kokën lartë i lumtur sepse kishte vëmendjen”, ka shkruar Dafina Zeqiri.

Foto: Dafina Zeqiri/InstaStory

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img