18 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Buy now

spot_img

Daçiq: S’ka dialog me Kosovën pa heqjen e masave të reciprocitetit

Ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq, duke komentuar vendimin e mbrëmshëm të Qeverisë së Kosovës në detyrë, përmes së cilit ndalohet hyrja në Kosovë për mallrat nga Serbia të cilat nuk e kanë të shënuar në dokumente “Republika e Kosovës”, tha se kjo është e papranueshëm për Serbinë.

Shefi i diplomacisë serbe, duke folur sot në televizionin publik serb RTS, tha se Serbia nuk do ta vazhdojë dialogun derisa këto masa nuk shfuqizohen.

Daçiq vlerëson se ndalimi i hyrjes së mallrave nga Serbia pa dokumente kë shkruan destinimi “Republika e Kosovës”, është masë më e keqe sesa ishte taksa prej 100 për qind për mallrat serbe.

“Këjo është masë reciprociteti, që ndoshta as qytetarët e Serbisë dhe as bashkësia ndërkombëtare nuk e njohën si masë edhe më të keqe sesa taksa, e cila e dyfishoi çmimin e mallrave, por që të paktën kalonte. Kjo qeveri në Prishtinë mori vendim të aplikojë masa reciprociteti, që nga disa disa vende u përshëndet si një hap përpara. Ne menjëherë thamë se kjo është e papranueshme”, tha ministri i Jashtëm serb.

Sipas tij, me pranimin e këtyre masave, Serbia do ta njihte Kosovën.

“Ne nuk kemi ndërmend të vazhdojmë dialogun derisa të hiqen taksa dhe reciprociteti. Kjo është e papranueshme për ne dhe mohim i të gjitha marrëveshjeve. Me të drejtë presim një reagim nga bashkësia ndërkombëtare. Richard Grenell reagoi ndaj kësaj edhe më herët dhe tha se aplikimi i reciprocitetit është anashkalim i heqjes së taksës”, tha ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img