14.7 C
Pristina
Thursday, May 9, 2024

Buy now

spot_img

Çka i tha Bideni për Kosovën, Osmani u tregon deputetëve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka mbajtur fjalimin e saj tradicional në Kuvendin e Kosovës.

Ajo kishte fjalë edhe për partneritetin e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

E para e shtetit tregoi se presidenti amerikan, Joe Biden i kishte thënë se “asnjëherë nuk do të ju lejmë vetëm”.

Thotë se edhe sekretari amerikan Antony Blinken ia ka konfirmuar mbështetjen për Kosovën.

Ndërkaq këto ditë edhe emsiari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escoba, ka thënë se nuk do të lejojnë që në Kosovë të ketë forca serbe.

“Në takimin që kishim në Uashington, sekretari amerikan Blinken rikonfirmoi që partneriteti ynë mbetet i palëkundur. Ndërkaq në bisedat që kisha me presidentin Joe Biden gjatë muajit shtator ai përsëriti përkrahjen e madhe për vendin dhe popullin tonë që më së miri përshkruhet nga fjalët e tij; asnjëherë nuk do të ju lejmë vetëm. Kjo garancë amerikane e përsëritur edhe këto ditë dëshmon që Kosova nuk ka partner më të rëndësishëm sesa Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka thënë Osmani.

Ajo ka shtuar se kjo aleancë duhet të ruhet e të kultivohet./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img