12 C
Pristina
Monday, May 6, 2024

Buy now

spot_img

Çitaku thotë se Kurti e Osmani e urrejnë Edi Ramën

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka kritikuar presidenten, Vjosa Osmani, kryeministrin, Albin Kurti dhe ministres e Jashtme, Donika Gërvalla – Schwartz pasi asnjëri prej tyre nuk reaguan për fjalimin e djeshëm të kryeministrit Edi Rama në OKB.

“Kur urrejtja për një njeri është më e madhe se dashuria për Kosovën. Kaq për heshtjen shurdhuese të Presidentes, Kryeministrit, Ministres së Jashtme, karrshi fjalimit të Kryeministrit Rama dje në OKB”, ka shkruar Çitaku.

Rama, dje gjatë fjalimit të tij në OKB, tha se Serbia duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Ai gjithashtu foli edhe për raportin e Dick Marty-t dhe Gjykatën Speciale.

“Nuk mundem të mos ndaj me ju një shembull të tmerrshëm që duhet të jetë një mësim për të gjithë botën e pikë së pari për botën demokratike. Në vitin 2011 Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës miratoi një raport të përpiluar nga një parlamentar i zellshëm me ermin Dick Marty e ku akuzohej UÇK për krimin e neveritshëm të trafikimit të organeve”, ka thënë ai./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img