8.8 C
Pristina
Monday, October 7, 2024

Buy now

spot_img

Çitaku: Takimet e Këshillit të Sigurimit për Kosovën, janë humbje kohe

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, gjatë fjalimit të saj në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë së OKB-së, ka thënë se Kosova po e jep maksimumin si shtet në ruajtjen e paqes në Rajon dhe se Serbia duhet të heqë dorë tashmë nga Kosova.
“Kosova është e gatshme të vazhdojë tutje, por Serbia duhet të heq dorë nga Kosova. Serbia duhet të kthehet në të kaluarën dhe të reflektojë. Për shumicën e fëmijëve që janë vrarë në Kosovë, kurrë askush nuk është gjykuar, edhe pse ka dëshmi se kush ishin kryesit e veprave”, ka thënë Çitaku në KS të OKB-së. “Ç’është duke bërë Serbia. Tani ata dëshirojnë t’i ngrenë memorial Sllobodan Milosheviqit. Cila është porosia që po jep Serbia për viktimat e së shkuarës, duke kujtuar kriminelin më të madh pas Luftës së Dytë Botërore në Evropë”.
Ajo ka treguar ngjarjen e Fahrije Hotit, nga Krusha e Vogël, ku ndodhi një nga masakrat më të mëdha në Kosovë/

“Burri i saj me 240 civilë të tjerë u masakruan në mars 1999… Asaj kurrë nuk i është ofruar kërkimfalje”, ka thënë ajo.
Sipas saj, takimet e Këshillit të Sigurimit ku po diskutohet për Kosovën, janë më shumë humbje kohe sesa të dobishme, për shkak se Kosova tashmë ka marrë udhën e shtetbërjes.
“Kosova është një republikë e re që ballafaqohet me sfida, por s’duhet të ketë sfida si kjo, që të takohemi çdo tre muaj. Po e marrim kohën me çështje që nuk kanë shumë rëndësi, kjo kohë mund të përdoret për diçka më të mirë. Kemi problemin me refugjatët, ka miliona gra që i janë nënshtruar dhunës seksuale, ka fëmijë që janë në nevojë të strehës dhe ilaçeve”, ka thënë Çitaku duke shtuar se Kosova ka ende punë për të kryer në forcimin e sundimit të ligjit në vend.
“Ka shumë që duhet bërë për të luftuar korrupsionin, krimin e organizuar, duhet bërë shumë në sundimin e ligjit. Kemi punuar shumë me partnerët tanë ndërkombëtarë”.
Ambasadorja kosovare, edhe njëherë e ka thënë se Kosova nuk ka thyer asnjë ligj ndërkombëtar duke u bërë e pavarur.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img