23.6 C
Pristina
Saturday, May 18, 2024

Buy now

spot_img

Çitaku ironizon me Kurtin, pas raportimeve për gruan e Bajqinovcit: Familja është për darsma

Gjatë ditës së sotme, mediat në vend kanë raportuar se Sevime Kamberi-Bajqinovci, gruaja e deputetit Mefail Bajqinovcit, është përzgjedhur kryeinfermiere në repartin e Patologjisë në kuadër të Klinikës së Gjinekologjisë.

Në lidhje me këtë ka reaguar nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku.

Me anë të një postimi në Facebook, Çitaku ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje ka anatemuar kundërshtarët politik kur kishte rastë të tilla të ngjashme.

Zonja Sevime Kamberi-Bajqinovcit mund të jetë infermiere e zonja dhe e kualifikuar. Ndoshta edhe e meriton pozitën e udhëheqëses. Nuk e di.

Por, për shumë më pak se ky emërim, Lëvizja Vetëvendosje ka anatemuar në mënyrë të pamëshirshme kundërshtarët politik”, ka shkruar Çitaku.

Tutje, ajo ka ironizuar me kryeministrin Kurti.

Familjarët për darsma thoshte Kryeministri”, ka shkruar ajo.

Postimi i plotë i saj:

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img