16.1 C
Pristina
Sunday, May 19, 2024

Buy now

spot_img

Çitaku i quan të “frikshme” sulmet e Kurtit ndaj institucioneve: Kjo mendësi nuk kalon

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj fjalimit të kryeministrit Albin Kurti, i cili sot nga foltorja e Kuvendit ka sulmuar prokurorinë.

Ajo ka vlerësuar se sulmet e Kurtit ndaj institucioneve të pavarur janë të frikshme.

Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se kjo lloj mendësie synon të mbjellë frikë deri në nënshtrim.

“E paprecedent, e frikshme dhe e rrezikshme kur Kryeministri i vendit, nga foltorja e Kuvendit, sulmon institucionet e pavarura. Kjo lloj mendësie synon të mbjellë frikë deri në nënshtrim. Sepse, të nënshtruara i duan institucionet e pavarura, mediat, sindikatat, opozitën. Jo Kryeministër. Kjo mendësi nuk kalon”, ka shkruar Çitaku./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img