20.7 C
Pristina
Monday, May 6, 2024

Buy now

spot_img

Çitaku flet për procesin zgjedhor në Skenderaj: Në betejë ishin dy kandidatë, jo e kaluara, jo lufta

Nënkryetarja e PDK-së Vlora Çitaku, ka folur për procesin zgjedhor të 17 tetorit, ndërsa ka thënë se gjendja në Drenas dhe Skënderaj nuk është situtatë e njëjtë.

Pse një gjë e tillë, Çitaku ka dhënë në Rubikon me Adriatik Kelmendin disa arsye:

”Situata nuk është e njëjtë në Drenas dhe Skenderaj. Në Drenas, një fraksion i PDK-së është shkëputur, kanë formuar një iniciativë, kanë vënë një kandidat të tyre, mirëpo gjatë tërë fushatës kanë përdorur logon e PDK-së, në tubime kanë përdorur poster, e fotografi të Thaçit e Veselit”.

”Mirëpo PDK ka pasur kandidatin e saj, e pati Lladrovcin”.

”E në Skenderaj pati një situatë krejt tjetër, të cilën ne nuk e kemi dëshiruar. Ka qenë një prej përballjeve më të pakëndshme. Ka qenë shumë e vështirë, nuk ka qenë e lehtë, sepse Sami Lushtaku ka qenë bashkëluftëtar i Adem Jasharit. E sidomos duke pas parasysh një përbuzje e një përbaltje që i është bërë në vitet e fundit Drenicës”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img