12 C
Pristina
Monday, May 6, 2024

Buy now

spot_img

Cineplexx Kosova hapet në nëntor

“Inferno” është ndër filmat e parë që do të vijë në Cineplexx Kosovo me teknologjinë e lartë të zërit dhe figurës, shkruan KultPlus

Janë në përfundim e sipër punimet për hapjen e kinemasë moderne në Prishtinë. Ky projekt po realizohet nga kompania austriake, me përvojë shumë vjeçare në tregun e kinemasë, Cineplexx International GmbH.
Sipas përfaqësuesve të saj, Cineplexx Kosova do të hapet për publikun në mesin e muajit nëntor në ndërtesën e AlbiMall, shkruan KultPlus.
Kinemaja do t’i ketë 6 salla me teknologjinë më të re të fotografisë dhe zërit, ku publiku kosovar mund t`i ndjek filmat më të fundit në kualitet shumë të lartë, si asnjëherë më parë.
Filmi “Inferno” është ndër filmat e parë që do të vijë në Cineplexx Kosova.
Që nga viti 2009, kompania austriake e kinemave Cineplexx International GmbH ka filluar zgjerimin nëpër Evropë me gjithsej 46 kinema, në vendet si Itali, Kroaci, Serbi, Slloveni, Maqedoni, Shqipëri dhe tani edhe në Kosovë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img