14.7 C
Pristina
Wednesday, May 1, 2024

Buy now

spot_img

Cikloni i fuqishëm përfshinë Ballkanin!

Një ciklon mjaft i fuqishëm gjendet tani në Itali dhe Detin Adriatik ku presioni atmosferik është mjaft i ulët dhe dukshëm nën vlerat mesatare. Për këtë arsye kemi erëra të forta, ndërsa stuhi të fuqishme ka në disa vise të Kroacisë dhe Bosnjës e Hercegovinës. Reshje intensive ka edhe në shumë vise të Sllovenisë, lokalisht edhe në zona tjera të Ballkanit.

Cikloni po vepron edhe në territoret tona, por reshjet janë shumë më të pakta se në shtetet që i përmendëm më lartë.

Reshjet erdhën në momentin kur ka vërshime masive në ato rajone, por lajmi i mirë është se reshjet do të pakësohen në ato vende të Ballkanit të paktën përkohësisht për shkak të rritjes së presionit atmosferik dhe largimit të ciklonit të fuqishëm.

Sidoqoftë, stabilizim të motit nuk do të ketë në gati tërë Ballkanin, ngase priten reshje të lokalizuara edhe ditëve të ardhshme, veçanërisht reshjet tipike pranverore në formë të rrebesheve lokale me vetëtima dhe bubullimë./MeteoBallkan

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img