25.2 C
Pristina
Saturday, May 18, 2024

Buy now

spot_img

Ciceroni i kompleksit “Adem Jashari”: Për 23 vjet Prekazi priti mbi 15 milionë vizitorë

Ciceroni i kompleksit memorial “Adem Jashari”, Xhavat Imeri, ka thënë se që nga paslufta e deri më tani kompleksin memorial “Adem Jashari” e kanë vizituar rreth 15 milionë vizitorë.

Me numrin e madh të vizitoreve, Imeri ka thënë se “çuditen” edhe vetë vizitorët.
Ai në një intervistë në emisionin “60 Minuta” të KTV-së, ka thënë se kur u kanë treguar disa vizitorëve, që presin rreth 1000 vizitorëve brenda ditës, u është dukur e pabesueshme.

“Unë më një qershor i bëj 23 vite punës aty dhe llogaritet që diku rreth 15 milionë vizitorë e kanë vizituar deri tani. Që nga vitit i ri e deri më 5 mars e kanë vizatuar rreth 110 mijë njerëz. Kjo tregon interesimin që e kanë njerëzit, ku ka raste të caktuara që njerëzit që vinë nga kurbeti, ndoshta nuk shkojnë në familje, vinë njëherë aty, pastaj shkojnë në familje”, ka theksuar ai duke shtuar se Prekazi nga vizitorët shihet si themel i shtetit të Kosovës”, është shprehur Imeri.

Të tillë ka thënë se e shohin edhe delegacione e vizitorë të huaj.

Ai ka folur edhe për vizitën që ambasadori francez në Kosovë e ka bërë në kompleksin “Adem Jashari”. “Ai posa ka ardhur ka shkuar tek varrezat, edhe pastaj në përfundim të vizitës është kthyer edhe njëherë tek varrezat, për kaq shumë vite nuk më ka rënë të shoh një delegacion që ka bërë një gjë të tillë”, ka theksuar Imeri.

Ai ka treguar se në Prekaz për vizita shkojnë njerëz nga vende të ndryshme të botës. Ka treguar edhe një rast të një vizitoreje nga Porto-Riko.

“Ishte koha e verës, kompleksi ishte i stërmbushur me vizitorë, nuk e dija që ajo nuk ishte shqiptare, ishte ndalur dhe vetëm shikonte, u afrova, i rridhnin lotët, e pyeta nëse kishte nevojë për ndihmë. Jo më tha, po flet ngjarja vetë, ajo kishte ardhur nga Porto-Riko, ka pasur vizitorë nga Argjentina, e për Evropë të mos flasim, njerëz që kanë ardhur në Kosovë, kanë dëgjuar për atë vend dhe kanë ardhur ta shohin”, ka treguar Imeri.

Ciceroni i kompleksit “Adem Jashari”: Më vjen keq që e them por paga që e marr unë s’është pagë

Ai ka folur edhe për vështirësitë që i kanë për të përcjellë të gjithë vizitorët, pasi ka thënë se në punë janë vetëm dy ciceronë.

“Ne punojmë vetëm nga një në ditë dhe është e pamundur që me gjithë këtë numër të njerëzve, të përcjellësh delegacion tek varrezat, pastaj t’i shoqërosh tek objektet, ka raste kur t’i i shoqëron edhe tek familja, edhe prapë kthehesh në muze, është e pamundur, sepse ai vend ka nevojë për tre, katër apo më shumë ciceronë, por fatkeqësisht ky është numri që kemi”, ka theksuar Imeri, duke shtuar s vazhdimisht kanë kërkuar që numri i ciceronëve të rritet.

“Me vjen keq që e them por ndoshta edhe koeficienti i pagës është ajo që i pengon njerëzit të vinë aty, ne kemi pasur koeficient 7, fatkeqësisht tash është zbritur në 5.1, dhe kjo pagë që e marr unë nuk është pagë, është një kontribut, më vjen keq që e them në kësi forme”, ka theksuar Imeri.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img