17.4 C
Pristina
Sunday, May 19, 2024

Buy now

spot_img

Chris Rock bën shaka me shuplakën që e mori nga Will Smith: Ende dhemb

Komediani, Chris Rock ka folur për shuplakën gjatë Oscar-it që e kishte marrë nga Will Smith, duke thënë se “ajo dhemb”.

Ai foli gjerësisht për incidentin e çmimeve Oscar 2022 gjatë një komedie të drejtpërdrejtë të Netflix.

“Ju e dini se çfarë thonë njerëzit, ata thonë “fjalët lëndojnë”. Kushdo që thotë që është lënduar nga fjalët, nuk është goditur kurrë me shuplakë në fytyrë”, është shprehur ai.

Rock u lavdërua për ruajtjen e qetësisë së tij pas incidentit që i ndodhi, shkruan BBC.

Ai tregoi se si iu përgjigjet njerëzve kur e pyesin se a e lëndoi ajo shuplakë.

“Njerëzit thonë: A të lëndoi? Ende dhemb! Më tingëllon ‘Summertime’ në vesh”, tha Rock, duke iu referuar këngës së Smith të vitit 1991.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img