8.9 C
Pristina
Saturday, May 4, 2024

Buy now

spot_img

Çfarë ndodhi para se kosovari të vritej nga dhëndri i tij në Gjermani

Një ngjarje tragjike ka ndodhur të shtunën në mbrëmje mes dy kosovarëve në Gjermani, ku një person ka mbetur i vdekur si pasojë e plagëve të marra.

Sipas raportit të policisë gjermane, mësohet se një 55-vjeçar e ka goditur me thikë kunatin e tij (vëllain e bashkëshortes) në Mainburg të Bavarisë së Ulët.

46-vjeçari, i cili jetonte në Landshut të Gjermanisë, ka tentuar të largohet, por ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, pavarësisht ofrimit të ndihmës së parë. 55-vjeçari u dërgua në mbajtje.

Mediat gjermane, duke u bazuar në raporton e policisë, shkruajnë se mes dy personave ka pasur një debat mbrëmjen e së shtunës si shkak i një mosmarrëveshje familjare që vazhdonte prej disa kohësh, përcjell albinfo.ch.

Gjatë debatit, 55-vjeçari, i cili sipas policisë ka nënshtetësi gjermane, mësohet se ka goditur kunatin e tij me thikë. Më pas ka lejuar që të arrestohet në vendin e krimit pa rezistuar fare.

Në anën tjetër, mediat në Kosovë pohojnë se viktima është B.N. nga fshati Kastriot i komunës së Skenderajit, ndërsa i dyshuari si dorases është A.J. nga fshati Klinë, i po të njëjtës komunë.

Sipas mediave i ndjeri ka lënë pas bashkëshorten dhe dy fëmijë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img