11.8 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Buy now

spot_img

Çfarë i tha Nadjib Mohammedi pas meçit Robin Krasniqit

U diskualifikua nga juria nën arsyetimin se kishte goditje të parregullta, Nadjib Mohammedi ka thënë fjalët e tij pas duelit me Haxhi Krasniqin.

Derisa ishte parashikuar që boksieri shqiptar të ngjitej në ring në ora 18:30 të ditës së shtunë, kjo gjë nuk ndodhi deri në ora 00:30 të ditës së diel dhe kjo për shkak të kushteve atmosferike.

Por, pas pritjes së më shumë se pesë orëve, Krasniqi ia doli ta mposhte kundërshtarin me prejardhje nga Algjeria me diskualifikim nga juria, fitore kjo e vlefshme për titull WBC Silver.

Mohammedi u tregua korrekt pas ndeshjes, duke falënderuar të pranishmit në stadiumin “Fadil Vokrri”, ndërsa Robinit i kërkoi rimeç.

“Nëse doni, rikthena për rimeç këtu. Nuk e kam problem”, ishin fjalët e algjerianit që përfaqëson Francën.

Mohammedi ishte duke prirë me pikë ndaj Krasniqit, por që goditjet e tij të herëpashershme pas kokës, bën që ai të diskualifikohej.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img