Temat si korrupsioni, tradhëtia, shpresa, vrasja, e shumë të tjera, janë edhe bazë e serialit Rrushe. Ky serial veçohet për trajtimin e temave delikate me të cilat ballafaqohet shoqëria jonë, duke mos lënë anash edhe të kaluarën, atë që përjetuam dekada më parë, e kaluar që vazhdon të jetë pjesë e realitetit tonë edhe sot.

Klipi i Capital T dhe kënga “Rrushe” do të jenë pjesë e serialit, i cili lansohet këtë të diel, e vazhdon çdo javë, nga ora 20:00. Serialin Rrushe mund ta ndiqni në GjirafaVideo.

Këngën dhe klipin “Rrushe” nga Capital T mund ta shikoni më poshtë.