21.5 C
Pristina
Sunday, May 5, 2024

Buy now

spot_img

Capital T publikon “Përjetësisht”

Ashtu siç edhe kishte paralajmëruar, reperi i njohur i estradës solli të shtunën për fansat projektin e tij të ri muzikor.

“Përjetësisht” mban titullin kënga e tij e re, e cila është ripërpunim i këngës së famshme me të njëjtin titull, të kënduar nga Ritmi i Rrugës në vitet e pas-luftës.

Kënga është ri-orkestruar nga producenti Rzon, gjersa vargjet e tekstit i ka shkruar vet Capital T.

Foto: Capital T/YouTube

“Përjetësisht” është vizualizuar edhe me një klip, i cili tematikë ka dashurinë e fëmijëve ndaj nënës.

Xhirimet e klipit janë kryer në Prishtinë nga produksioni Gargia Global, me regjisor Andi Deçanin.

Kjo nuk është hera e parë që Kapo sjell ripërpunimin e një kënge hit nga e kaluara, pasi një gjë të tillë e ka bërë edhe në disa projekte të tjera muzikore, të cilat kanë rezultuar të suksesshme.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img