11.8 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Buy now

spot_img

Cali i drejtohet Supremes, kërkon të shpallet i pafajshëm ose rasti të kthehet në rigjykim

Ish-eprori i UÇK-së, Salih Mustafa, edhe zyrtarisht e ka dorëzuar kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë në Gjykatën Supreme të Hagës.

Në kërkesën e avokatit Julius Von Bone, ai ka kërkuar që Cali të shpallet i pafajshëm ose rasti të kthehet në rigjykim.

Kjo sipas tij, duke u bazuar në shkelje ligjore e kushtetuese që janë bërë në dy shkallët e para e ku Mustafa së pari u dënua me 26 vjet burg, kurse Apeli e uli në 22.

Sipas ankesës së avokatit të Mustafës, në pikën 1, 2 dhe 3, aktgjykimet e Speciales kanë pasur shkelje të Ligjit, Kushtetutës dhe Konventës për të Drejtat e Njeriut.

Në këtë ankesë, theksohet se rasti i Mustafës nuk është gjykuar siç duhet. Kjo duke përmendur dyshimet rreth një vrasje, ku në trupin e viktimës ishte gjetur një plumb i cili nuk dihej se kujt i takonte.

“Trupi gjykues arriti në përfundimin se Mustafa dhe vartësit e tij të BIA-s ishin përgjegjës kryesor për keqtrajtim të rëndë dhe refuzim të ndihmës mjekësore, që çoi në vdekjen e viktimës. Megjithatë, sa i përket vrimave të plumbave në trupin e viktimës, kishte paqartësi nëse ato ishin shkaktuar nga pjesëtarë të BIA-s apo nga forcat serbe. Duke zbatuar parimin ‘in dubio pro reo’ (favorizimi i të akuzuarit në rast dyshimi), Trupi Gjykues supozoi se forcat serbe qëlluan viktimën. Përkundër këtij supozimi, Apeli sugjeron që Trupi Gjykues duhet të kishte marrë parasysh nëse ndërhyrja e forcave serbe përbënte një veprim të palës së tretë që thyente zinxhirin e shkakësisë, siç u ngrit në apel”, thuhet ndër tjerash në kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë së Mustafës në Supreme, shkruan Nacionale.

Ndërsa, në pikën e pestë, Mustafa pretendon se ka shkelje të të drejtave të tij të cilat ia garanton Kushtetuta. Sipas tij, që kur ishte shpallur aktgjykimi i Apelit ndaj tij, drafti i përkthyer në gjuhën e të akuzuarit ishte i disponueshem nga data 12 shkurt 2024.

Si rezultat, Mustafa ka kërkuar që rasti të kthehet në rigjykim ose të shpallet i pafajshëm.

Paneli i Apelit në Gjykatën Speciale e kishte ulur në 22 vjet burgim dënimin prej 26 vjetësh për ish-komandantin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Salih Mustafa, duke e përfshirë kohën e kaluar në paraburgim.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img