14.2 C
Pristina
Friday, May 3, 2024

Buy now

spot_img

Caktohet trupi gjykues në rastin e Nasim Haradinajt dhe Hysni Gucatit

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, kanë bërë të ditur se kryetarja e kësaj gjykate, ka caktuar trupin gjykues që do të gjykojë rastin ku po akuzohen  ish-krerët e Organizatës së Veteranëve të Luftës, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj.

Përmes një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare të kësaj gjykate thuhet se ky trup gjykues do të jetë në përbërje të gjyqtarëve Charles Smith III, Christoph Barthe dhe Guénaël Mettraux. Kurse, thuhet se Fergal Gaynor do të jetë gjykatësi rezervë.

Deri te ky vendim thuhet se erdhi pas njoftimit të gjykatësit të procedurës paraprake, më 14 korrik, se dosja e çështjes do të jetë gati për t’iu kaluar trupit gjykues më 16 korrik.

Hysni Gucati, së bashku me Nasim Haradinajn, po akuzohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Akuzat e paraqitura në aktakuzën e konfirmuar mbështeten në dyshimin e bazuar mirë se së paku midis 7 dhe 25 shtatorit 2020, z. Gucati dhe z. Haradinaj zbuluan pa autorizim informacion të mbrojtur prej Ligjit të Dhomave të Specializuara, ndër të cilat të dhëna identifikuese të disa dëshmitarëve (të mundshëm), në tre konferenca shtypi dhe aktivitete të tjera të transmetuara, si edhe përmes shpërndarjes së mëtejshme ku përfshihen deklaratat në rrjetet sociale”, thuhej në njoftimin e Dhomave të Specializuara.

Gucati dhe Haradinaj ngarkohen se kanë bërë komente nënçmuese kundër dëshmitarëve të mundshëm dhe në mënyrë të përsëritur shprehen synimin e tyre për të dëmtuar punën e Dhomave të Specializuara.

“Me këto veprime, z. Gucati dhe z. Haradinaj shkelën fshehtësinë e procedurës dhe frikësuan dëshmitarë (të mundshëm) të Zyrës së Prokurorit të Specializuar dhe si pasojë penguan punën dhe hetimet e ZPS-së.”, thuhej në njoftimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës. 

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img