15.3 C
Pristina
Friday, May 17, 2024

Buy now

spot_img

“Burdushi” akuzohet për mashtrim

Prokuroria Themelore Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj Hysni Peqani i njohur si “Burdushi”.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë,  “Burdushi” , akuzohet se nga data 20.06.2014 deri me 12.08.2014 në Prizren, duke i fshehur  faktet dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm  të dobisë pasurore për vete apo për personin tjetër ose për t’i shkaktuar dëm material personit tjetër, e mashtron apo vazhdon lajthimin e personit tjetër  dhe me këtë rast të dëmtuarin.

Në këtë proces , ashtu që ” Burdushi ” si mjek popullor, merren vesh mes vete  që i akuzuari Hysni Peqani  ” Burdushi ”, të ia shëroj një anëtar të familjes  që vuante nga depresioni, në kompensim të një shume  prej 2 mijë euro,  por që pas kalimit të një kohe pacienti nuk ka shfaqur shenja shërimi, dhe si rrjedhojë këtu i akuzuari ” Burdushi ”, të dëmtuarin e vë në lajthitje dhe mashtrim, duke i shkaktuar dëm material, raporton kallxo.com.

Me këtë sipas aktakuzës i njëjti ka kryer veprën penale të mashtrimit..

Sipas Kodit Penal të Kosovës, për veprën penale të mashtrimit sikurse në aktakuzë, nëse gjatë gjykimit vërtetohen faktet se i njëjti ka kryer veprën penale si në aktakuzë, Kodi Penal parasheh dënim me gjobë dhe me burgim prej tre (3) muaj deri në tre (3) vjet.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img