19.2 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

Buy now

spot_img

Brazili fiton ndaj Argjentinës, Messi me shokë rrezikojnë kualifikimin

Përfaqësuesja e Brazilit ka fituar ndaj asaj të Argjentinës me rezultat 3-0 në takimin kualifikues për Kupën e Botës e cila do të mbahet në Rusi në vitin 2018 .
Brazilianët ishin më të mirë dhe kjo ishte një fitore e merituar për vendasit.

Goli i parë në takim dhe po ashtu me i bukuri erdhi nga Philippe Coutinho në minutën e 24.

Neymar dhe Messi para takimit. Bashkëlojtar te Barcelona, por jo sonte.

Pasi asistimit te goli i parë, Neymar shënoi në minutat shtesë të pjesës së parë dhe dërgoi Brazilin në pushim me rezultat 2-0.

cw8frqcwgaaywyl

Pjesa e dyte u dominua nga brazilianët të cilët kishin disa raste të mira për shënim. Por, goli i qetësisë erdhi nga mesfushori Paulinho në minutën e 59-të.

Pas kësaj fitore Brazili renditet ne vendin e parë me 24 pikë pas njëmbëdhjetë takimesh, kurse Argjentina e cila rrezikon kualifikim, vazhdon në pozitën e gjashte me 16 pikë.

Tabela pas 11 ndeshjeve.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img