21.7 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Buy now

spot_img

Borrell e nominon Lajçakun për ambasador të BE-së në Zvicër, Orav nominohet për shef të BE-së në Kosovë

Josep Borrell, përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme ka nominuar sot disa shefa të rinj të delegacioneve e zyrave.

Sipas një komunikate për media, vërehet se emisari aktual për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është nominuar për ambasador të BE-së në Zvicër.

“Miroslav Lajçak është nominuar si ambasador i BE-së në Zvicër. Ai aktualisht po shërben si përfaqësues special i BE-së në dialogun Kosovë-Serbi dhe çështje të tjera të Ballkanit Perëndimor. Më herët, ai ka shërbyer si Ministër i Jashtëm i Sllovakisë.” – thuhet aty.

Nominohet edhe shefi i zyrës së BE-së në Kosovë

Aivo Orav është nominuar për shef të Zyrës së BE-së në Kosovë:

“…Ai aktualisht shërben si përfaqësues i përhershëm i Estonisë në BE. Orav më herët ka qenë ambasador i BE-së në Malin e Zi”.

Kush pritet të vijë në vend të Lajçakut?

Sipas raportimeve të mediave, ish-presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor po synon të marrë rolin e emisarit të Bashkimit Evropian, i ngarkuar me lehtësimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Pahor, me ndihmën e Ministrisë së Punëve të Jashtme, të udhëhequr nga ish-partiakja e tij Tanja Fajon, raportohet se po përgatitet të garojë për pozicionin e të dërguarit të posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, aktualisht i mbajtur nga Miroslav Lajçak.

Zyrtarët në Ministrinë e Jashtme të shtetit slloven besojnë se Pahor është një kandidat i përshtatshëm për këtë rol të rëndësishëm dhe prestigjioz në Ballkanin Perëndimor, duke e konsideruar atë një zonë strategjike për Slloveninë.

Borut Pahor, është një politikan slloven që mbajti rolin e Presidentit të Sllovenisë nga viti 2012 deri në vitin 2022, pasi shërbeu si Kryeministër nga 2008 deri në 2012.

Me një mandat të konsiderueshëm brenda socialdemokratëve, Pahor ka qenë një anëtar aktiv dhe madje ka mbajtur postin e kryetarit të partisë.

Karriera politike e Pahor vazhdoi në Parlamentin Evropian, ku ai u bë anëtar në vitin 2004.

Pahor duhet të dorëzojë personalisht një kërkesë për postin e të dërguarit të posaçëm të BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës në Shërbimin Evropian të Veprimit të Jashtëm, të udhëhequr nga socialisti spanjoll Josep Borrell.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img