20.7 C
Pristina
Sunday, May 5, 2024

Buy now

spot_img

Bordi i kapur nga VV-ja e shkarkoi dje, sot stafi i Trainkos-it i ndan mirënjohje ish-kryeshefit të ndërmarrjes

Përderisa Bordi i Ndërmarrjes Publike “Trainkos” dje mori vendimin për shkarkimin e kryeshefit ekzekutiv të kësaj ndërmarrjeje, Gelor Shala, stafi e ka pritur me mirënjohje largimin e tij dhe kanë çmuar kontributin e dhënë drejt fushës hekurudhore në Kosovë.

Nëpërmjet një postimi në ‘Facebook’, faqja zyrtare e ndërmarrjes ‘Trainkos’ ka thënë se Shalës do t’i mbeten përherë mirënjohës sukseseve të arritura përgjatë angazhimit të tij, raporton Demokracia.com.

“Sot, në ambientet e Trainkos Sh.A, punonjës nga të gjitha Departamentet dhe stafi Manaxherial në shenjë mirënjohje përshëndetën Kryeshefin Ekzektuiv të deri tanishëm z.Gelor Shala, për kontributin e dhënë në Hekurudhat e Kosovës”, thuhet në postimin e tyre.

“Duke i uruar për suksese të mëtutjeshme në jetën personale e profesionale, Trainkos Sh.A, do mbetët përherë mirënjohës ndaj sukseseve të përbashkëta në periudha të ndryshme përgjatë viteve që punuam së bashku. FALEMINDERIT!”, përmbyllet postimi i ‘TrainKos’-it.

Sipas raportimeve të djeshme në media, Bordi i kësaj ndërmarrjeje publike e ka shkarkuar Shalën kinse për “rezultat financiar negativ”.

Nga tre nënshkruesit e këtij vendimi kanë qenë dy anëtarë të Bordit [Astrit Mehaj, Shaban Neziri] të cilët kanë afërsi me subjektin politik në pushtet, Lëvizjen Vetëvendosje.

Shaban Neziri, anëtar i bordit ‘Trainkos’, ishte anëtarësuar në Lëvizjen Vetëvendosje më 2018-ën. Prezantimin e tij atëherë e bënte deputeti i tashëm i Lëvizjes Vetëvendosje, Valon Ramadani.

Në anën tjetër, për Astrit Mehajn raportohej për afërsi me ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehajn. /Demokracia.com/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img