23.6 C
Pristina
Sunday, May 19, 2024

Buy now

spot_img

“Blindohet” objekti i Komunës së Zveçanit, KFOR-i krijon kordon pas korodonit të Policisë së Kosovës

Objekti i Komunës së Zveçanit është “blinduar” sa i përket forcave të mëdha të policisë së Kosovës e ushtarëve të KFOR-it që janë vendosur në hyrje të objektit.

Siç shkruan Kossev, ushtarët e KFOR-it kanë krijuar një kordon të sigurisë, menjëherë pas kordonit të krijuar nga Policia e Kosovës.

Kjo pas protestës së paralajmëruar sot dhe pas përpjejkjes së serbëve lokalë për t’u futur brenda objektit të Komunës mëngjesin e sotëm.

Siç ka konfirmuar Policia e Kosovës, protesutest e mbledhur para objektit të kësaj komune kishin shfaqur dhunë dhe kishin gjuajtur gaz lotësjellës në përpjekjen për t’ë thyer kordonin e policisë, megjithatë Policia iu është përgjigjur me sprej, për të vendosur rendin.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img