13.4 C
Pristina
Sunday, May 5, 2024

Buy now

spot_img

Bislimi: Sot për herë të parë e kemi parë të dokumentuar nga Serbia se si e shohin krijimin e Asociacionit

Kosova dhe Serbia nuk arritën ndonjë marrëveshje për çështjen e transferimit të mjeteve financiare në valutën dinar nga Serbia në Kosovë, gjatë rundit të fundit të dialogut të zhvilluar në Bruksel.

Pas takimit trepalësh, kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, tha se Serbia kishte “qëndrime shqetësuese” sa i përket çështjes së transferimit të mjeteve financiare në valutën dinar nga Serbia në Kosovë. Ndërkaq, kryenegociatori i Serbisë, Petar Petkoviq, tha se bisedimet, që zgjatën më shumë se shtatë orë, ishin “të vështira”.

Kosova dhe Serbia kanë arritur dy marrëveshje për Asociacionin – më 2013 dhe 2015 – por, Prishtina ende nuk ka ndërmarrë hapa drejt themelimit të tij. Por, Qeveria e Kosovës është shprehur kundër një asociacioni njëetnik.

“Sot për herë të parë, ne kemi parë haptazi, të dokumentuar nga Serbia, se si ata e shohin procesin e krijimit të Asociacionit. Përderisa për bashkësinë ndërkombëtare dhe Kosovën, Asociacioni është nënkuptuar si një mekanizëm që ndihmon komunat me shumicë serbe të koordinojnë ushtrimin e disa veprimeve të tyre, Serbia sot tregoi se e sheh si mekanizëm për legjitimimin e prezencës së strukturave ilegale të Serbisë në Kosovë”, tha Bislimi.

Bislimi tha se sa i përket idesë së krijimit të një entiteti të ri biznesor në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe, në mënyrë që ndihma financiare të shkojë te përfituesit, përmes konvertimit të Postës serbe, Serbia ka parë këtë ide si “ një lloj privatizim të postës” nga Kosova.

“Sigurisht, të gjitha këto propozime ishin shumë destruktive, prandaj Lajçak do të dalë me një propozim të ri dhe ne do të duhet të japim mendimet tona për këtë propozim në shtatë ditët e ardhshme”, tha Bislimi për gazetarët pas takimit trepalësh.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img