18.7 C
Pristina
Sunday, May 19, 2024

Buy now

spot_img

Bislimi: Kosova e gatshme për hapa të rëndësishëm drejt integrimit në BE

­

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog , Besnik Bislimi, ka thënë se Kosova është e gatshme për hapa të rëndësishëm drejt integrimit në Bashkimin Evropian si dhe mirëpret planin e ri për zgjerim.

Ai në një takim me ambasadorin e ri të Austrisë në Kosovë, George Schnetzer, theksoj se integrimi duhet të bëhet sipas meritokracisë.

“Mes temave të diskutuara përgjatë takimit ishte dhe rrugëtimi i Kosovës drejt integrimit evropian, ku zëvendëskryeministri Bislimi theksoi se vendi ynë është i përgatitur institucionalisht dhe i gatshëm për hapa të rëndësishëm tutje drejt integrimit në BE, ku Republika e Kosovës e mirëpret planin e ri për zgjerim, përfshirë parimin që procesi duhet të jetë i bazuar në meritokraci”, thuhet në komunikatën e Qeverisë.

Zëvendëskryeministri Bislimi theksoi marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet dy shteteve tona dhe falënderoi Austrinë për mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën.

Bislimi foli dhe mbi bashkëpunimin e frytshëm me ish-ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Christoph Weidinger e kontributin e tij, dhe i ofroi ambasadorit të ri George Schnetzer bashkëpunim të afërt në thellim të mëtejmë të raporteve ndërmjet Kosovës dhe Austrisë.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img