25.2 C
Pristina
Saturday, May 18, 2024

Buy now

spot_img

Bislimi e njofton ambasadorin finlandez për dialogun dhe takimin e fundit në Bruksel

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Kosovës, Besnik Bislimi, sot është takuar me ambasadorin e Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen.

Në njoftimin e lëshuar nga qeveria thuhet se Kosova dhe Finlanda ndajnë mes tyre marrëdhënie të shkëlqyera bashkëpunimi, e cila u rikonfirmua dhe në takimin e sotëm mes palëve.

“Ne synojmë të thellojmë partneritetin me shtetin e Finlandës. Për të përmbushur këtë objektiv të përbashkët, u bisedua edhe mbi format e zgjerimit të bashkëpunimit mes nesh. U theksua dhe vlerësimi i lartë që Kosova e ka për mbështetjen e vazhdueshme të Finlandës ndaj rrugëtimit tonë në proceset e integrimit evropian”.

“Zëvendëskryeministri Bislimi e informoi ambasadorin edhe mbi procesin e dialogut dhe takimin e fundit të mbajtur në Bruksel ditën e hënë, thuhet në njoftimin e qeverisë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img